Tuesday, November 26, 2024

Superliga U21- Vllaznia mund Partizanin me golin e qëndërmbrojtësit, Flori Spahia. Fitore, që i paraprin supersfidës së pasdites së shtunë në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Partizani për Superioren

Lexo

Vllaznia U21-Partizani U21  1-0

(Shënues: Flori Spahia 16)

VLLAZNIA U16: Shkoza, Peku, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Bizi, Dulaj, Delaj, Pjeshka, Musaraj.(U aktivizuan: Xhilaj, Maliqi, Shpuza, Bushaj). Trajner: Elis Dervishaj.

Partizani: Tahiri, Sembene, Shuli, Murati, Markoci, Hodo, Vrenozi, Hidri, Kaote, Havales, Nako(U aktivizuan: Koni, Birçaj, Zijaj, Rushiti)

Arbitrat: Muça, Lejthia, Abdyli.

Me trajnerin e portjerëve, Elis Dervishaj në pankinë, për arsye se trajneri i parë, Elvis Plori vuan skualifikimin e dënimit nga Komisioni i Disiplinës, kuqeblutë e kategorisë U-21 kanë fituar me rezultatin 1 me 0 ndaj ekipit të Partizanit. Një fitore kjo që duket se i paraprin atmosferës së superndeshjes së ditës së shtunë, kur nga ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” do të ndeshen, Vllaznia dhe Partizani, takim ky i vlefshëm për javën e 25-të të Abissnet Superiore.

Edhe pse sulmuesit kuqeblu regjistruan shumë raste në portën kundërshtare, goli për ekipin e Vllaznisë ka ardhur nga qëndërmbrojtësi, Flori Spahia, i cili nuk është i vetmi në këtë kampionat, pasi ka shënuar edhe gola të tjerë për skuadrën e tij kuqeblu.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” është zhbllokuar shumë shpejt, që në minutën e 16-të të pjesës së parë. Gol, që ka vijuar të qëndrojë në fuqi deri në fund të të gjithë ndeshjes duke idhënë mundësi Vllaznisë të regjistrojë një fitore shumë të rëndësishme, e cila  e mban skuadrën kuqeblu në vendin e dytë të renditjes me 40 pikë, ndërkohë që kampionatin e kryeson skuadra ballshiote, Bylis me 42 pikë. Në vend të tretë renditet Dinamo me 30 pikë, Partizani ikatërti me 27 pikë. Në vijim, nga vendi i pestë deri tek dhjeti renditem Kukësi, Teuta, Egnatia, Tirana, Korabi, Apolonia.

Për t’u theksuar është se ndeshjen e ka ndjekur prej së afërmi, që nga minuta e parë dhe deri në fund të saj, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Në fakt, kjo nuk hera e parë që Xhaferi së bashku me stafin e tij shfaqet në mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” duke ndjekur ekipin e 21 vjeçarëve, por në të njëjtën kohë edhe ato të futbollit të moshave, sidomos ato U-17 dhe U-19.

Siç është thënë edhe më herët, drejtuesit kuqeblu kanë një projekt serioz për ekipet e moshave t Akademisë së Futbollit Vllazznia, që përfshinë edhe 21 vjeçarët. Në shërbim të këtij projekti, ishte edhe vizita që kreu i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi në Austri, ku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra, drejtori sportiv, Auron Miloti dhe konsulli i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, kanë nënsjkruar një kontrtë bashkëpunimi-binjakzimi me klubin austriak, Rapid Wien.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img