Saturday, April 27, 2024

Vllaznia-Nuk ka “çështje Balaj”, por “çështje Latifi”!

Lexo

Kuqeblutë kanë lënë pas barazimin e së hënës në transfertën durrsake, dhe janë përqëndruar tërësisht në ndeshjen e radhës, atë me skuadrën kryesuese Partizani,  e cila do të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në mjedisin kuqeblu konstatohet një atmosferë shumë pozitive, me synimin e kurorëzimit me sukses të kësaj sdide, e cila konsiderohet mjaft vendimtare për fatet e Vllaznisë në lidhje me objektivin e fitimit të titullit kampion.

Pozitive për kampin kuqeblu, është fakti se në skuadër nuk ka një “çështje Balaj”. Nisur nga një pakënaqësi e shprehur nga sulmuesi shkodran në momentin e daljes nga fusha gjatë ndërrimit që stafi i Vllaznisë  realizoi në minutat e fundit të ndeshjes me Teutën, në opinionin sportive u komentua si një çështje mes Balajt dhe stafit teknik. Por, realisht, një gjë e tillë nuk ekziston. Kjo vertetohet me faktin, se situata mes dy palëve ka vijuar të jetë mëse normale me rifillimin e proçesit stërvitor, dhe çfar është parë në pakënaqësinë e momentit për daljen nga loja të Balajt, ato i përkasin vetëm momentit, të cilat krahas të tjerave kanë ardhur edhe nga tensioni që Vllaznia dhe vetë Balaj nuk po arrinin të shënonin golin e dytë të fitores. Kësisoj, duket se gjithçka e atij episodi është lënë në Durrës, sepse pjesa tjetër në vazhdim përfshirë edhe përgatitjet anti-Partizani janë mëse normale mes dy palëve.

Por, nga ana tjetër, duket se në skuadër ka një tjetër çështje. Dhe, ajo ka të bëjë me atë të Liridon Latifit. Nga sa mësohet, futbollisti shqiptar nga Kosova, ka pasur një problem jo të vogël në ndeshjen e kaluar në Durrës. Në momentin e fillimit të ndeshjes, Teuta-Vllaznia, Latifi nuk ka qënë në formacionin e parë, por ndërkohë kur i është kërkuar të aktivizohet në pjesën e dytë, ai nuk ka qënë i gatshëm. Një veprim që ka befasuar stafin teknik, pasi skuadra kishte nevojë që në ato minuta të pjesës së dytë, ai të ishte në fushën e lojës. Gjithësesi, Latifi, ka vijuar këto ditë përgatitjet me skuadrën, por realisht, nuk dihet nëse do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e së shtunës me Partizanin. Një gjë e tillë do të konstatohet realisht ditën e ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img