Friday, November 22, 2024

Superliga Volejboll Femra-Vllaznia fiton në transfertë me Lushnjen.

Lexo

Lushnja-Vllaznia, 1-3(18-25, 29-27, 22-25, 15-25)

Lushnja-Vllaznia, ishte njëra prej ndeshjeve të javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit shqiptar për femra. Ndeshja e luajtur në Tiranë me kërkesen e vetë skuadrës pritëse është shoqëruar me faza interesante, sidomos seti i dytë, ku për ntë përcaktuar ekipin fitues u desh të luheshin pikët shtese.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani e nisi mirë ndeshjen teksa e mbyll setin e parë me fitore me rezultatin 18 me 25. Ndërkohë, seti i dytë ishte më i bukuri i të gjithë ndeshjes, kjo edhe për reagimin e fuqishëm të skuadrës pritese të Lushnjes, e cila rivalizoi shumë për ta fituar këtë set. Emocionet e këtij seti shkuan deri në pikët shtesë, ku Lushnja e finalizon duke fituar me shifrat, 29 me 27.

Barazimi 1 me 1 me sete rihap ndeshjen, ku volejbollistet lushnjare tentojnë ta fitojnë edhe këtë set, por është Vllaznia, e cila tregohet më e kujdeshme në pikët vendimtare teksa del fituese me rezultatin 22-25.

Seti i katërt është vendimtari për këtë ndeshje, pasi luhet për fatin e skuadrës fituese. Një fitore tjetër e volejbollisteve lushnjare barazonte rezultatin në 2 me 2 për ta çuar ndeshjen me set final.

Por, ky set, falë edhe ndërhyrjeve të trajneres Nora Deda, jo vetëm me alternimin e formacionit të parë, por sidomos me karikimin e skuadrës, bën që skuadra kuqeblu të jetë tërësisht komanduese e këtij seti, të cilin e fiton me lehtësi 15 me 25.

Kështu, me fitoren e këtij seti, Vllaznia e volejbollit femra, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3. Pas kësaj jave, Superligën e volejbollit femra e kryeson Skënderbeu me 19 pikë e ndjekur nga Partizani me 18 pikë, Tirana 15, Barleti 11, ndërkohë që Vllaznia dhe Pogradeci me nga 9 pikë ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë duke lëna pas Teutën me 3 dhe Lushnjen, 0 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë për Superligën e Volejbollit Femra. Këtë javë skuadra kuqeblu luan gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, e cila organizohet në dy grupe. Vllaznia është në grupin B së bashku me Tiranën, Partizanin dhe Teutën. Në bazë të shortit, ndeshjen e parë Vllaznia do ta luajnë në Tiranë përballë skuadrë bardheblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img