KF Shkodra, një klub që vetem pak ditë më parë mbylli me sukses sezonin futbollistik duke festuar gjatë për arritjet e regjistruara me ekipet e grupmoshave, me të cilat sezonin e ardhshëm do të konkurojë në Superiore, ka surprizuar me një vizitë të befasishme në qytetin e Kavajës. Destinacioni ka qënë drejtpërdrejtë në shtëpinë e ish futbollistit të njohur kavajas, Altin Rica, i cili fatkeqësisht, prej disa vitesh është i detyruar të qëndrojë në karrocën e invalidit.
Drejtuesit e klubit Shkodra, babë dhe djalë, Taip dhe Rudi Piraniqi, prindi i një prej futbollistëve të rinjë të talentuar shkodran, Bardhok Prendi, në një bashkëpunim të ngushtë dhe me idenë e gazetarit të mirënjohur sportiv, Dëfrim Methasani që shoqërohej nga miku i tij, Rexhep Zebi, lumturuan ish futbollistin e njohur kavajas, Rrica me vizitën që i bënë në shtëpi.
Rasti në fjalë, nuk mund të anashkalohej nga Methasani, i cili me plot emocion dhe profesionalizëm, përshktuan momentin në fjalë.
“Pas “EURO 2020”, ishte e vështirë të gjindej diçka e veçantë dhe e bukur, që ta kalonte emocionin e europianit. Gjithsesi bashkuam idetë dhe dëshirat me një mik të mirë, njeri human dhe trajner profesionist, si Taip Piraniqi dhe realizuam një qëllim të përbashkët njerëzorë. Vajtëm në shtëpinë e një ish futbollisti që edhe pse tani është mbi karrocë, jep mesazhe pozitive dhe vlen si një shembull për brezat. E takuam Altinin nga afër dhe e nderuam mjeshtrin e futbollit kavajas, së bashku me disa nga djemte e klubit të futbollit “Shkodra” dhe trajnerin e tyre Rudi Piraniqi. Së bashku me futbollistët ishte dhe prindi i një djali të talentuar, Bardhok Prendi, por dhe me mua erdhi një mik i çmuar zoti Rexhep Zebi, ardhur nga Kanadaja, por që me dëshirë u bë pjesë e kësaj ceremonie. Aty gjetëm edhe babain shok që i mbetet në krah Altinit, zotin Hasan dhe vëllain Bledarin që bëjnë gjithçka për të. Shkëmbyem mirënjohje, dedikime, dhurata, dhe kujtime. Gjithçka kishte vetëm një motiv:”Mirënjohje dhe respekt i madhi dhe i miri Altin Rrica! Fati në jetë vërtet nuk të deshi, por të gjithë ne të duam shumë dhe nuk të harrojmë kurrë….Ti vlen e zoti të bekoftë!”, janë fjalët e gazetarit të RTSH, Dëfrim Methasani.