Dinamo-Skënderbeu 0-2 (Bismark 51′, Loran 57′(aut))
Dinamo:Teqja,Meksi(Maliqi 63′),Aliji,Hoxha,Loran,Qefalija(Jonuzi 63′),Gudjabi(Toli 63′),L.Vila(Karamba 63′),Bregu,Nani,Zabërgja Trajner:Ilir Daja
Skënderbeu:Alia,Randi,Ramos,Prençi,Sabo(Rabiu 65′),Merlim(Esterla 65′),Janaqi,Zenullari(Shaqe 30′),Çuçka(Rashica 46′),Bismark(Felipe 79′),Lukinjas Trajner:Ernest Gjoka
Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi(Elbasan),Nuri Rrapaj(Patos),Denis Memelli(Elbasan),Olsid Ferataj(Patos) Var:Indrit Myrtja(Shkodër) Avar:Ditmir Grimci(Shkodër) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Servet Bogdani(Durrës)
Skënderbeu bën suprizën përballë Dinamos në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Korçarët fitojnë me shifrat 0-2 ku goli i Bismark dhe autogoli i Loran çojnë Skënderbeun më të qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në 26 shkurt në Korçë.
Pjesa e parë dhuroj disa raste për të dyja skuadrat ku Bismark, Lukinjas dhe Janaqi për Skënderbeun dhe Zabërgja e dy herë Bregu për Dinamon shënjestrojnë portat respektive por rezultati mbeti 0-0 në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nis me Skënderbeun në sulm dhe skuadra korçare gjen golin. Bismark bën gjithçka mirë por Aliji nuk e arrin, sulmuesi i Skënderbeut gjuan saktë duke mposhtur portierin Teqja. Shokohet Dinamo dhe pa kaluar 6 minuta nga goli i parë është sërish Skënderbeu që me anë të një presioni në zonën e Dinamos gjen golin e dytë. Është Loran që në tentativë për ta larguar topin nga zona e kthen në mënyrë të gabuar në portën e Dinamos duke shënuar një autogol.
Skënderbeu pati dhe rast për golin e tretë, që mërziti Ernest Gjokën ngaqë nuk u konkludua. U vërejt një paraqitje super e Marko Alias që i mohoi golin si Dejvi Bregut nga goditjet ose rasti i faullit dhe Ardit Tolit që nuk reshti së godituri portën për të gjetur golin e zbutjes së avantazhit. Korçarët shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit, ku në shtëpi do të kërkojë të mos çojë dëm 2 golat e sotëm dhe të kalojë turin e Dinamon.
Fatos LAMAJ-Fatmir POPJA