Saturday, November 23, 2024

Sylvinjo, regjim strik për kuqezinjtë në prag të ndeshjes me Kroacinë. Asnjë takim me të jashtmit, përfshirë edhe familjarët dhe mediat

Lexo

Për kombëtaren e Shqipërisë ndeshja e radhës, ajo me Kroacinë është vendimtare për fatet e kuqezinjëve në Europianin “Gjermania 2024”. Pas humbjes me Italinë 2-1, skuadra jonë kombëtare është e fokusuar tërësisht në përballjen me kroatët, takim ky që do të luhet  më datë 19 Qershor, në orën 15:00.

Ndryshe nga një ditë më parë, sot trajneri Sylvinho ka vendosur regjim strikt dhe nuk lejohet që në kampin ku qëndrojnë kuqezinjtë të afrohet askush, përfshirë familjarët e futbollistëve dhe as mediat.

Me interes për t’u parë është edhe gjendja fizike e Asanit, pas dëmtimit që ka pësuar në këmbën e majtë.Gjatë këtyre ditëve deri të mërkurën e ndeshjes me Kroacinë, do të shihet ecuria e Asanit për të vendosur më pas nëse do të aktivizohet në përballjen me kroatët ose jo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img