“Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 fiton ndaj Norvegjisë, vendos goli i Maikol Lukës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U17-Norvegji U17  1-0(Shënues: Maikol Luka 72’)

Formacioni i Shqipërisë U17: Klejton Uruci (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Dennis Ettore Pierro, Afrim Gashi (C), Dion Vata, Frensi Mali, Alvin Zekaj, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri, Elson Himallari. Trajner: Fatjon Tafaj

Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi ndeshjen e dytë në turneun “Syrenka Cup” ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe fitoren e vendosi Majkol Luka me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Klejton Uruci (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Dennis Ettore Pierro, Afrim Gashi (C), Dion Vata, Frensi Mali, Alvin Zekaj, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri, Elson Himallari.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra kuqezi bëri gjithçka mirë dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të.

Ishte Maikol Luka që shënoi dhe vulosi fitoren për Shqipërinë.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “Syrenka Cup” ndaj Rumanisë në “Municipal Stadium Marszałka Józefa Piłsudskiego”, më 9 shtator, në orën 11:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img