Tuesday, July 1, 2025

Talentet e Vllaznisë Besardo Ndoj-Roben Kastrati, në listën e kombëtares U14 për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

Lexo

Dy lojtarët e talentuar të Vllaznisë, Besardo Ndoj dhe Roben Kastrati, i pari portjer dhe i dyti sulmues, janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-14, e cila ka nisur grumbullimin të dielën, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor.

Për Besardo Ndoj, prania në ekipin kombëtar është prej një viti duke luajtur si titullar, ndërkohë që  Roben Kastati e vesh për herë të parë këtë uniformë duke pasur si objektiv të bind trajnerin italian për një vend titullari.

Trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, ka grumbulluar 20 lojtarë. Vetëm 4 futbollistë vijnë nga klube jashtë vendit si Atromitos FC, Empoli, Lazio dhe Padova, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development Academy”.

Ndeshja e parë Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14 është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:00, në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë. Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, Ohër.

Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-14:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img