Për ekipin e Vllaznisë në gjimnastikë, dita e sotme ka qënë disi e veçantë. Kjo, pasi seanca stërvitore e zhvilluar në palestrën e gjimnastikës të shkollës 9 vjeçare Shkodër “Edit Durham” është ndjekur prej së afërmi nga dy presidentë shumë të rëndësishëm për sportin e gjimnastikës.
Bëhet fjalë për Presidentin e Gjimnastikës së Përgjithshme në Federatën Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Rogerio Valerio, si dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, shkodranin e mirëjohur, Leonard Lulaj.
Pasi janë takuar me kryetrajnerin Izmir Kashi dhe kolegët e tij Shpresa Salja, Mustaf Rama dhe Latif Kashi, dy presidentët kanë ndjekur një stërvitore të plotë të ekipit Vllaznia, ekip i cili, prej vitesh është më i miri në Shqipëri.
Ajo çfar i ka bërë përshtypje, sidomos Presidentit të Gjimnastikës së Përgjithshme në Federatën Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Rogerio Valerio, ka qënë, jo vetëm masiviteti i madh i gjimnasteve shkodrane të përfaqësuara nga grupmoshat, nga ato më vegjëlit 4-5 vjeçarë deri tek të rriturat, por edhe niveli mjeshtro i interpretimit të tyre në gjimnastikën artistike, por edhe në veglat e tjera.
Gjë, të cilën Valerio si dhe kreu i FSHGJ Lulaj, e kanë shprehur hapur gjatë momentit që ato folën përpara sportistëve dhe trajnerëve.
Këto të fundit, përmes kreut të tyre Izmir Kashi, teksa i kanë dorëzuar dhuratat, e kanë emocionuar jo pak presidentin FNGJ, Rogerio Valerio, i cili nga ana e tij, krahas vlerësimit maksimal që përcolli për ekipin e gjimnastikës Vllaznia, nuk nguroi të premtoj mbështetje për talentet shkodrane.
Një mbështetje, kjo pritet të jetë, jo vetëm në infratrukturë dhe bazë material, por edhe në kualifikimin e trajnerëve, për të cilët do të ketë seminare të shpeshtë pranë shkollave më të kualifikuara ndërkombëtare.
(Video) Pamjet e plota të seancës stërvitore të ekipit të Vllaznisë në gjimnastikë, vëzhguar nga dy presidentët, ai FSHGJ Leonard Lulaj dhe Rogerio Valerio, President i Gjimnastikës së Përgjithshme në Federatën Ndërkombëtare të Gjimnastikës, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU