Të dielën, Maratona e Tiranës, Luiza Gega: Synoj të thyej rekordin

Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës do të zhvillohet mëngjesin e së dielës me tre kategoritë e saj, 42 km, 21 km dhe 10 km

Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës do të zhvillohet mëngjesin e së dielës me tre kategoritë e saj, 42 km, 21 km dhe 10 km. Në të do të marrë pjesë edhe kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare, Luiza Gega. Ajo synon të thyejë rekordin kombëtar në 42 kilometra.

Kryeqyteti i ka dhënë fund të gjitha përgatitjeve, deri në detaje, për edicionin e tetë të Maratonës së Tiranës, i cili do të marrë jetë pikërisht mëngjesin e së dielës. Si gjithnjë, do të garohet në distancat 42, 21 dhe  10 km. Presidenti i FSHA, Taulant Stërmasi shpjegon detajet: “Sot Tirana ka një maratonë që është destinacion për turizëm sportive që është shumë I rëndësishëm. Kemi pjesëmarrjen më të madhe në krahasim me herët e tjera, kemi 35%-40% më shumë sportistë që garojnë në disiplinat 42 dhe 21 km”.

Kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare, Luiza Gega që nuk mungon në Maratonën e Tiranës, synon të thyejë rekordin kombëtar në 42 km

“Ky është një nga aktivitetet më emocionuese për mua. Sigurisht që unë kam marrë pjesë në Botërore, Olimpiadë, Evropiane, por ajo që e bën të veçantë këtë aktivitet është se garoj në vendin tim. Për mua ndryshe këtë vit e bën fakti që do garoj në 42 km. Jam përgatitur, shpresoj të vij me një rekord të ri kombëtar”.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu