Monday, December 9, 2024

Futboll Femra-Vllaznia shpartallon Lushnjen, e mund 14-0. Spikat Megi Doçi me 5 gola

Lexo

Vllaznia-Lushnja  14-0(Shënuese: Doçi 5, Franja 2, Jones 2, Ahamadi 1, Borçi 1, Hasaj 1, Mustafaj 1, Cungu 1

E nisur të premten me derbin kryeqytetas Partizani-Tirana, fituar nga futbollistet e kuqe me rezultatin 6-0, Java e katërt e kampionatit të futbollit të vajzave ka vijuar me dy ndeshjet e ditës së shtunë, Teuta – Egnatia dhe Vllaznia – Lushnja.

I luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, dueli Vllaznia-Lushnja ka patur vetëm një protagonist . Ai ka qënë ekipi i Vllaznisë, i cili duke e dominuar të gjithë takimin e ka mbyllur atë me fitore me rezultatin e thellë, 14 me 0.

Serinë e golave kuqeblu e ka hapur kapitenia Ezmeralda Franja, me dy gola të shpejtë në q5-të minutat e para të takimit.Pastaj, kanë vijuarf me radhë Megi Doçi, dhe Jones, e para me tre gola dhe e dyta me dy, si dhe Ahamadi 1, duke e mbyllur pjësën e parë me avantazhin 8-0.

Pjesa e dytë ka pasur edhe 6 gola të tjerë. Me Megi Doçin që duke shënuar edhe dy gola të tjerë e çon në pesë numrin e golave personal në këtë ndeshje, për të vijuar edhe me Borçin, Hasajn, Mustafajn dhe Cungun nga një gol.

E gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e thellë 14 me 0. Fiktore kjo e katërta radhazi për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, e cila kryeson e vetme tabelën e klasifikimit me 12 pikë.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Teuta-Egnatia, futbollistet rrogozhinase fituan në transfertë me rezultatin 2-8.

Dy ndeshjet e fundit të Superligës së futbollit femra, Laçi – Gramshi  dhe   Apolonia – Kinostudio, luhen ditën e dielë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img