Do të ketë një perimetër sigurie rreth stadiumit dhe kontrollet e sigurisë do të forcohen.
Policia e Parisit ka njoftuar se 4000 oficerë dhe 1600 pjestarë, staf i stadiumit do të angazhohen për ndeshjen e futbollit Francë-Izrael për të garantuar sigurinë brenda dhe përreth stadiumit dhe në transportin publik.
Ndeshja e së enjtes do të vijë një javë pasi shpërtheu dhuna kundër tifozëve izraelitë në Amsterdam. Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez tha të dielën se “do të ketë një perimetër sigurie kundër terrorizmit rreth stadiumit” dhe se kontrollet e sigurisë do të “forcohen”.
Javën e kaluar, pas një ndeshje futbolli në Amsterdam, tifozët izraelitë u sulmuan nga një mori të rinjsh të nxitur me sa duket nga thirrjet në mediat sociale.