Trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bylisit, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
“Presioni është i madh dhe situata nuk është e mirë. Në këto momente duhet të jemi të bashkuar, çunat duhet të jenë sa më të qetë, kështu kemi punuar këto ditë. Një skuadër që nuk e mban presion do ketë probleme.
Ne do të futemi nesër për tu kualifikuar dhe kam bindjen që do të fitojmë, edhe pse mbetet për ty parë. Situata është shqetësuese, çdo njeri ka përgjegjësitë e veta, kemi kapacitet të zgjidhim situatën, për 10 ditë besoj jemi të kompletuar”, ka thënë mes të tjerash Magani.