Friday, November 22, 2024

Të mërkurën e 2 marsit Asambleja e FSHF-së. Kandidati Shakohoxha kërkon shtyerjen e zgjedhjeve

Lexo

Tre ditë nga 2 marsi, data e caktuar për mbajtjen e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, është një nga kandidat për president, Dritan Shakohoxha, që i ka dërguar një letër presidentit aktual, Armand Dukës, por edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulkut, ku kërkon shtyrjen e kësaj asambleje. Në letrën e tij, Shakohoxha thekson se ka disa vendime gjykate që e bëjnë të pamundur zhvillimin e asamblesë më 2 mars, pasi, sipas tij,  shkelet ligji.

“Siç edhe jeni në dijeni, së fundmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka marrë disa vendime të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me zhvillimin nga FSHF të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 02.03.2022, ndër të cilat, dy vendime gjyqësore kanë të bëjnë me pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së dhe efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së (sipas objektit), ndërsa një vendim gjyqësor ka të bëjë me regjistrimin e z. Eduart Prodani si Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë dhe shfuqizimin e çdo vendimmarrje paraprake të disa prej anëtarëve të kësaj shoqate për zgjedhjen si Kryetar të z. Krenar Alimehmeti, zgjedhjen e 5 delegatëve të tjerë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së dhe miratimin e ndryshimeve të reja statutore të shoqatës”, thekson kandidati në fjalë, që, pasi ka rreshtuar edhe argumente të tjerë, në mbyllje shton: “Në këtë aspekt, theksoj që çdo mbledhje apo vendimmarrje e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së dhe organeve të tjera të FSHF-së e cila bie ndesh me zbatimin korrekt të Vendimit nr. 274 regj. them., datë 17.02.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Urdhërit të Zyrës së Përmbarimit “BASHA & I” SH.P.K. në lidhje me këtë vendim gjyqësor, prek drejtpërsëdrejti interesat e mia si kandidat për pjesëmarrjen, kandidimin dhe zgjedhjen, në një proces zgjedhor, të ligjshëm, statutor dhe të pakontestueshëm jo vetëm gjyqësisht por madje as nga opinioni publik.”

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img