Monday, January 19, 2026

Futboll Femra-38 gola në Javën e 13-të. Vllaznia vazhdon kryesimin e kampionatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

38 gola, me një ndeshje më pak, akoma të luajtur, ka prodhuar Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit të femrave. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka mundur këtë javë Tiranën AS me rezultatin 9-0 dhe vazhdon të kryesojë e vetme kampionatin. Kjo fitore e mban Vllazninë në vendin e parë skuadrën shkodrane, që në këtë sezon nuk numëron asnjë humbje, vetëm një barazim dhe 11 fitore.

Në ndjekje të skuadrës kuqeblu është vënë Apolonia, e cila nga ana e saj këtë javë ka fituar me shifra astronomike teksa ka mundur Skënderbeun me rezultatin 20 me 0.

Tirana me një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj Lushnjes. Myzeqaret u mposhtën në kryeqytet me shifrat 7-0, teksa për bardheblutë ky trepikësh do të thotë ende shpresë për të luftuar për vendin e parë.

Për t’u theksuar është se kjo javë ka pasur edhe duelin e luajtur në Shkodër në mes Atletik Club dhe Murlanit që përbën derbin shkodran, i cili fitohet nga Murlani me rezultatin 1-2.

Ndeshjet e javës së 13-të:

Apolonia 20-0 Skënderbeu
Vllaznia 9-0 Tirana AS
Tirana 7-0 Lushnja
Atletik Club 0-2 Murlani
Kinostudio – Partizani (e shtyrë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img