Friday, September 20, 2024

Tefik Osmani do të qëndrojë tek Vllaznia! Drejtori sportiv i kuqebluve, mohon që të ketë pasur përplasje mes tij dhe stafit drejtues, por konfirmon se janë diskutime brenda familjes

Lexo

Situata tek Vllaznia duket se po shkon drejt normalizimit. Pas shumë zërash për një largim të mundshëm të drejtorit sportiv Tefik Osmani nga kuqeblutë, diten e sotme këto aludime janë hedhur poshtë nga vetë Osmani.

Në një intervistë për Rtsh Shkodra drejtori sportiv mohon që të ketë pasur përplasje mes tij dhe stafit drejtues por ai i quan diskutime mes familjes së Vllaznisë. Nga ana tjetër Osmani ka konfirmuar që do të jetë pjesë e Vllaznisë duke dhënë kontributin e tij në sezonin e ri.

“Normalisht në çdo klub futbolli, e sidomos ato me emër siç është edhe Vllaznia, lajme bëhen vazhdimisht për opinionin sportiv. Në çdo familje, apo skuadër futbolli, siç është edhe Vllaznia, do të ketë diskutime, por jo përplasje. Përderisa po jap këtë intervistë me ju, do të thotë se Osmani është dhe po përgjigjet për klubin e Vllaznisë.”, shprehet fillimisdht, Osmani.  

Sa i takon përgatitjeve për sezonin 2024-2025, ish futbollisti i Vllaznisë dhe i shumë skuadrave të tjera në kampionatin shqiptarë, thekson se kuqeblutë po punojnë intensivisht për të qënë gati, ndërsa merkatoja do të vijojë të jetë e hapur, për ofrimin e ndonjë futbollisti cilësor që mund t’i shërbejë Vllaznisë

“Kemi kaluar një situatë jo aq të mirë pas eleminimit, më pas kemi bërë një ndeshje miqësore me Burrelin, nesër kemi një ndeshje tjetër miqësore me Teuten. Besoj, se brenda afatit që kemi për t’u përgatitur deri në ndeshjen e javës së parë që e kemi me Partizanin, besoj se skuadra do të jetë gati.”,  shton më tej drejtori sportiv, Tefik Osmani.

Ndërsa, sa i takon merkakos, ai thotë:

“Normalisht, që ne nuk kemi dalë asnjëherë për të thënë se merkato është e mbyllur. Për lojtarë cilësore, dhe besoj se aty ku kemi më shumë nevojë, mund të kemi edhe ndërhyrje. Prandaj, ne po shikojmë me kujdes që të sjellim lojtarë cilësorë në skuadër.”

Luan KADIJA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img