Tërbuni nuk ia del, humb në Fier 1-0. Dibranët mundin Tomorrin. Apolonia dhe Korabi në finalen Play Off

Tërbuni nuk ia doli të fitojë në ndeshjen e transfertës së sotme me Apoloninë. Për të vijuar më tej, fierakëve iu mjaftonte edhe barazimi, por ato e mbyllën ndeshjen me fitore 1-0 falë atij goli të shënuar nga Krasniqi me penallti në minutën e 18-të.

Në këtë mënyrë, Apolonia-Korabi do të jetë ndeshja finale play-off e Kategorisë së Parë ku do të caktohet edhe skuadra fituese që më pas do të sfidojë Egnatian në ndeshjen play-out të Kategorisë Superiore. Në ndeshjet e luajtura ditën e shtunë në orën 16:00, fierakët hasën shumë vështirësi ndaj pukjanëve të Tërbunit duke fituar minimalisht 1-0 në stadiumin “Loni Papuçiu” të qtetit myzeqar për të siguruar biletën e finales ku sfidojnë vendin e tretë të sezonit të rregullt, Korabin.

Dibranët regjistruan të njëjtin rezultat ndaj Tomorit të Beratit. Dy ndeshje shumë të luftuara dhe tashmë 90 minutat e fundit do të heqin dyshimet për skuadrën finaliste që do të vendoset në ndeshjen e caktuar për t’u luajtur në një fushë asnjanëse. Ndërkohë, në ndeshjet play-out të Katëgorisë së Parë, Pogradeci ka marrë një shuplakë të fortë nga Oriku që kaloi 2-1 në fushën e Peqinit dhe sigiron rikthimin një kategori më lartë pas një sezoni në të dytën.

Vlonjatët shënuan menjëherë në pjesën e parë dy gola të shpejtë që vendosën fatin e takimit ndërsa liqenorët replikuan në pjesën e dytë por pa arritur që minimalisht ta barazonin rezultatin dhe në këtë mënyrë i lenë vendin skuadrës nga Orikumi, duke zbritur në Kategorinë e Dytë pas disa sezoneve pozitive në të parën. I pafat Devolli që si inferior sfidoi Turbinën në Durrës por pësoi gol në minutën e fundit të takimit duke u konfirmuar edhe një sezon në të dytën ndërsa cërrikasit shpëtojnë në limite dhe mbeten mes 20 skuadrave të së Parës edhe për një sezon tjetër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu