Saturday, April 20, 2024

Kategoria e Parë- Tërbuni është gati për Apoloninë. Sot sfida që vlen për Superiore. Trajneri Beqiri, sulmuesi Peqini optimist për fitore

Lexo

Apolonia dhe Tërbuni, do të diskutojnë sot duke filluar nga ora 16:00, për një biletë kualifikimi në Superiore. Fierakët janë më të favorizuar pasi ndeshja luhet në fushën e tyre të stadiumit “Loni Papuçiu”, ndërkohë që u mjafton edhe barazimi. Për pukjanët e drejtuar nga trajneri, Elvin Beqiri, duhet fitore tre pikëshe për realizimin e objektivit. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Beqiri si dhe sulmuesi Peqini janë shprehur optimist për fitore.

Elvin Beqiri(Trajner i Tërbunit):

“Situata në ekip është shumë e mirë dhe e qetë. Lojtarët por edhe ne si staf teknik jemi shumë të motivuar për ta kaluar me sukses këtë raund të parë të play-off. Mendoj dhe besoj se faktori fushë nuk do ndikojë, pavarësisht se me shqetëson pak rregullorja, pasi për të kaluar na duhet medoemos fitorja. Në Fier ndihesh gjithmonë komod kur luan, shpresoj që të jetë një ndeshje Fair-Play dhe le të fitojë më i miri. Më vete do të kemi edhe lojtarin tonë të 12-të, pikërisht tifozerinë e mrekullueshme pukjane. Besoj se do të jenë të shumtë sot në “Loni Papuçiu”. Nëqoftëse ja dalim me sukses në këtë takim, do t’jua dedikojmë pikërisht atyre sepse e meritojnë.”, tha Beqiri.

Jurgen Peqini(Futbollist)”

“Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë në janar kur erdha në Pukë, pasi kam gjetur ambjentin që më mungonte prej shumë kohësh. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe trajneri Beqiri një profesionist i madh dhe një trajner më shumë kualitet me të gjithë stafin më kanë mbështetur në maksimum ku kam marrë dhe minutat e duhura në fushë. Erdha pikërisht që ta ndihmoj ekipin drejt suksesit me përvojen time sidomos në sulm edhe pse ndoshta të gjithë prisnin më shumë nga unë dhe vetë pres më shumë por ndoshta dhe pjesa e fatit nuk ka qënë me mua. Në tërësi kemi zhvilluar një kampionat mjaft të bukur dhe me merita arritem fazen ”play-off” ku askush nuk na fali asgjë por mund të them se na janë hequr pa të drejtë disa pikë nga gabimet e arbitrave në fushë, ku sinqerisht shpresoj shumë që të ketë një gjykim korrekt sot në Fier. Ndeshja kundër Apolonisë është shumë e rëndësishme për ne dhe shumë e fortë. E njohim kundërshtarin sesi luan dhe jemi pregatitur në maksimum, i respektojmë por nuk i kemi frikë aspak. Në Fier shkojmë për të marrë fitoren dhe për të vazhduar më tutje ”ëndrren e madhe” Superligen. Tifozët pukjanë janë ”arma” jonë më e fortë pa ato ndoshta nuk do ti kishim disa pikë. Na kanë mbështetur jashtzakonisht shumë kudo në çdo ndeshje dhe në ato transferta të largëta, jam shumë i impresionuar sesi e dashurojnë këtë ekip pa asnjë interes. Unë ju them se sot do bëjmë të gjithë maksimumin për ta fituar ndeshjen dhe shpresoj shumë që do jua shpërblej këtë besim dhe mbështetje që më kanë dhënë mua gjatë gjithë këtyre ndeshjeve me gol. Nëse shënoj një pjesë e dedikimit do të jetë dhe për familjen time”, përfundoi sulmuesi Peqini.

Në mbështetje të skuadrës pukjane, Presidenti i KF Tërbuni, kryebashkiaku, Gjon Gjonaj dhe Presidenti i nderit Petrit Syla, kanë vendosur autobus falas për të gjithë tifozët e zjarrtë pukjanë që kanë dëshirë ta ndjekun ekipin nga afër për ndeshjen e sotme finale kundër Apolonisë së Fierit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img