Friday, November 29, 2024

Tetova: “Djeg goli në fund por shijojmë komoditetin pasi jemi 10 pikë para, shohim poshtë me dylbi”

Lexo

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Supreriore”. Pas ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV:

“Ishte një ndeshje e mirë, por me kurba. 20 mintua të para të mira, pastaj pak epërsi nga Partizani. Në pushim të ndeshjes çdo gjë foli për ne në pjesën e dytë. Nuk është problem mërzitje, është çështje detyrash. Të pësosh gol ato minuta në atë mënyrë është përgjegjësi personale. Topi i varur 45 metra, mbrojtësi duhet të ishte më prapa dhe portieri s’duhej të dilte nga porta. Episode që ndodhin, shijojmë komoditetin pasi jemi 10 pikë para.

Nuk doja që ndeshja të dilet barazim edhe sot. 3 barazime kemi marrë me Partizanin. Të djeg goli në fund për një gabim që ishte i kalueshëm, futbolli i ka këto gjëra. Falenderoj djemtë dhe shijojmë pikët. Shohim poshtë me dylbi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img