Saturday, May 18, 2024

Teuta i jep fund krizës, fiton pastër ndaj Skënderbeut

Lexo

TEUTA 3-0 SKËNDERBEU (Daci 18′, 45+2′, Peposhi,P, 42′)

Durrsakët u rithyen te fitorja në kampionat, teksa mposhtën pastër me rezultatin 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.

Të tre golat erdhën që në pjesën e parë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18’, ndërsa Peposhi shënoi në të 42-tën me anë të 11 metërshit. Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e 47’ të shtesës.

Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar duke mbyllur sfidën me shifrat 3-0.

Me këtë fitore, Teuta i largohet vendit të fundit dhe renditet në vendin e nëntë me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e shtatë me 25 pikë, duke rihapur dhe njëherë luftën për mbijetesë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img