Tuesday, December 23, 2025

Tetova, pas fitores me Partizanin: E deklarova para ndeshjes formën e mirë të kundërshtarit, e rëndësishme është që morën tre pikët e plota

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores përballë Partizanit në kampionat. Tekniku i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por deklaron se e rëndësishme është që skuadra mori 3 pikë përballë një rivali në formë.

“Sigurisht që e rëndësishme është fitorja, kishim kontroll lojën pjesën e parë dhe dytë deri në momentin e kartonit të kuq pastaj normale ka tension, por të rëndësishme janë 3 pikët. E cilësova para ndeshjes që Partizanit ishte ekipi për tu mundur, sigurisht patën momentet e veta por ne ishim shumë përpara portës se ata.

Çdo skuadër sheh rrugën e saj, të jemi të ndryshëm në lojë, kjo është ajo që kërkoj dhe më pas të shohim si do të shkojë loja”, tha mes të tjerash Tetova për RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img