Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim pa gola, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Një ndeshje, ku rastet për shënim ishin të pakta, por polemikat nuk munguan. Shkodranët kishin pretendime për dy penallti, në minutën e 13-të, për prekje me dorë dhe në minutën e 86-të, për një ndërhyrje të portierit Vata ndaj Ajdarevic.
Megjithatë, në të dyja rastet arbitri Laver Alla, lejoi vazhdimin e lojës dhe nuk rishikoi rastet në VAR. Një barazim që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave që tashmë ndodhen në një situatë shumë delikate.
Me këtë pikë, Vllaznia shkon në kuotën e 52 të tilla-ve në vendin e dytë, ndërsa Teuta në vendin e tetë me 38 pikë.