Saturday, May 4, 2024

Derbi “ringjall” Partizanin, të kuqtë trumfojnë ndaj Dinamos

Lexo

Partizani triumfoi në derbi ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore. Të kuqtë u rikthyen të fitojnë një ndeshje në kampionat pas 4 rezultatesh  negative.

Pjesa e parë dominoi nga Partizani të cilët shënuan me anë të Bintsouka në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, të kuqtë rrezikuan barazimit. Pano Qirko bëri heroin, duke pritur penalltinë e Denisson, për ta mbajtur portën e paprekur.

Pjesa e dytë gjithashtu foli e gjitha për skuadrën e Shehit, kjo edhe për shkak se nga minuta e 47-të, luajtën me një lojtar më shumë, pasi Gudiabi u ndëshkua me të kuq.

Keko mbylli llogaritë, duke shënuar edhe të dytin në minutën e 70-të. Me këtë fitore, Partizanin mban vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e pestë me 46 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img