Saturday, November 23, 2024

Teuta e Edi Martinit mposht kampionët dhe paralajmëron Vllazninë për betejen e fundvitit në “Loro Boriçi”!

Lexo

Teuta-Tirana 1-0(Shënues: Marku 65’)

Këmbëngulja e Presidentit Edmond Hasanbelliu për të rikthyer Edi Martinin në krye të Teutës duket se ka rezoltuar pozitive. Nga një Teutë e cila po shkonte në rënie të lirë me destinacion rënien nga kategoria, strategu Martini, ai i cili jo shumë larg arriti kulmin në drejtimin e durrsakëve duke fituar gjithçka, Kupë, Superkupë dhe titull kampion, duket se po i  rikthen lavdinë e mëparshme Teutës.

Dy fitoret radhazi, fillimisht ndaj Kukësit në transfertë dhe sot me Tiranën kampione në fuqi, janë treguesi më të mirë për suksesin e shkodranit Edi Martini në krye të durrsakëve. Gjashtë pikë që e shkëpusin Teutën nga vendi fundit i tabelës së klasifikimit, me shpresë dhe besim se ngjitja do të vijojë në ndeshjet e ardhshme.

Sfida në fjalë e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ishte shumë e luftuar sidomos në mesfushë, por me skuadrat që kishin të vështirë të krijonin shumë raste të pastra për shënim. Teuta ia doli me një goditje dënimi në pjesën e parë por pa t’i anulohej goli pas ndërhyrjes së VAR-it. Një vendim ky në sektorin e Varit që ka marrë diskutime të shumta në radhët e specialistëve të futbollit, që për një pjesë të mirë të tyre, goli i durrsakëve ishte i rregullt.

Megjithatë, rrjeta do të tundej në pjesën e dytë po pas një goditje dënimi, me Markun që përfitoi nga një devijim për të mposhtur Beqajn. Tentativat e Tiranës për të shënuar golin e barazimit nuk ishin efikase në këtë sfidë e kështu bardheblutë u desh të dorëzoheshin në Durrës, duke mos shkuar në formën më të mirë të mundshme në derbin me Partizanin.

Ndërkohë, dy fitoret radhazi të Teutës kanë rritur ndjeshëm moralin në kampin durrsak duke paralajmëruar kështu një betejë të fortë dhe interesante javën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia-Teuta, për llogari të javës së 15-të, e fundit në kalendarin e FSHF-së për vitin 2022, është një ndeshje për t’u parë, ku krahas të tjerave, tekniku Edi Martini, por edhe shkodranët e tjerë të kampit durrsak, si Hebaj, Gruda, Hoxha e Bebeziqi, do të luajnë përballë skuadrës që qytetit të tyre të lindjes, aty ku u rritën dhe u formuan si futbollist.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img