Teuta nuk di të fitojë as kundër skuadrës që mbyll klasifikimin në Kategorinë Superiore duke konfirmuar se ky është moment jo dhe nuk bëhet fjalë për mungesë fati në grupin e kampionëve. Në Kamëz, stadium që durrsakët e zgjodhën për ta përshtatur si shtëpinë e tyre në sfidën mbyllëse të raundit të parë, Skënderbeu rrëmbeu një barazim të merituar me goditje dhe kundërgoditje nga të dyja krahët. I zakonshmi Mensah në kampin korçar është lojtari që po mban gjallë shpresat e skuadrës së Memellit nuk nuk zhgënjeu sërish sulmuesi afrikan i cili shtangu djemtë e detit me një gol që zgjati deri në centimetrat e fundit edhe Qirkon pa mundur ta devijonte goditjen e saktë me kokë.
Kur klasi nuk mungon atëherë gjërat bëhen më të thjeshta për një skuadër dhe të tillë ka me shumicë Lorenco Vila, sulmuesi që i ka munguar shumë Teutës për shkak të një dëmtimi të rëndë por me këtë gol konfirmoi se është njeriu pa të cilin Edi Martini nuk mund të bëjë. Rikthim në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme për kampionët që sërish me Vilen sigluan edhe rrjetërn e dytë duke marrë oksigjen të rëndësishëm në një ndeshje që po bëhej asfiksuese, Vila i ri i papërmbajtshëm me një tjetër supergol, sigloi rrjetën e dytë personale në pasditen perfekte për talentin durrsak.
Minuta të rëndësishme për Teutën ndersa Skenderbeu pretendoi për një 11-metërsh por pas 5 minutave ndalesë, Enea Jorgji e gjykoi aksionin në pozicion jashtë loje duke rrëzuar pretendimet e korçarëve. Nuk e gjeti golin e sigurisë Teuta duke flirtuar me rrezikun dhe nuk ia doli dot mbanë për t’u larguar me tri pikë nga kjo ndeshje pasi Melos Bajrami nuk fali vetëm pak sekonda pas hyrjes në fushën e lojës. 2-2 dhe nga një pikë për të dyja skuadrat që humbasin shumë dhe nuk fitojnë pothuajse asgjë nga ky barazim që konfirmon krizën e rezultateve për skuadrën e Martinit prej tri ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Skënderbeu vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit të klasifikimit me vetëm 7 pikë.