Friday, April 26, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Ballshiotët të pandalshëm, kryesojnë me plus 9 pikë nga Erzeni i vendit të dytë

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e parë vazhdon të dominohet nga skuadra ballshiote, Bylis. Mallakastriotët nuk u ndalën as në javën e 9-të, teksa sfiduan Apoloninë duke mundur me rezultatin 1 me 0. Për fitoren tre pikëshe të kësaj jave ka menduar shkodrani, Eridon Qardaku, që ishte autor i golit të vetë dhe të fitores për Bysilin në këtë ndeshje. Me këtë fitore, ballshiotët vazhdojnë të jenë në krye të renditjes me 27 pikë ndaj 19 të Erzenit që mban vendin e dytë.

Shijakasit e Erzenit këtë javë kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Tomorrin brenda në stadiumin e Beratit. Edhe këtu, ashtu si edhe për ballshiotët, edhe shijakasit i gëzohen golit të shënuar nga një shkodran si Ditmir Beci.

Fitore të rëndësishme realizoi këtë fundjavë në ndeshjet e javës së 9-të të kategorisë së parë arriti edhe Korabi i Peshkopisë duke mundur Burrelin me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, dibranët mbajnë vendin e tretë pas Erzenit me 1 pikë më pak.

Për t’u theksuar është fitorja e Besëlidhjes, skuadër e cila në javët e para të kampionatit kaloi momente jo të mira. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Bruka mundën Shkumbinin me rezultatin 2-0, ndërkohë që kavajasit e Besës mundën Maliqin me rezultatin 1-0.

Rezultatet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë

Tomori-Erzeni 0-1

Butrinti-Tërbuni 0-0

Besa-Maliqi 1-0

Besëlidhja-Shkumbini 2-0

Bylis-Apolonia 1-0

Turbina-Vora 2-0

Pogradeci-Lushnja 1-0

Korabi-Burreli 3-1

Renditja pas javës 9-të

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img