Monday, January 19, 2026

Teuta rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Tiranës me përmbysje. Bardheblutë në krizë totale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta mundi Tiranën 2-1 me përmbysje, në takimin e Superiores të luajtur në “Niko Dovana”.

Beshiraj tundi rrjetën e Selmanit që në minutën e 4-t por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të. Ernest lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shërbeu për Zharmuni, i cili nga fare pranë nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli u anulua për pozicion jashtë loje, por u cilësua i rregullt, pas konsultimit me sistemin VAR. Por festa nuk iu zgjati shumë pasi Simeu shfrytëzoi në maksimum një krosim nga goditja e këndit duke barazuar shifrat.

Në minutën e 61, ekipi kryeqytetas shfaqet rrezikshëm me një zbritje të shpejtë të Zharmuni, por e vëmendshme mbrojtja kundërshtare, duke larguar topin. Teksa dukej që sfida do të mbyllej barazim, Kotobelli fiton penallti dhe Lloci e realizon.

Kështu Teuta parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e 8-të, ndërsa Tirana e vendit të nëntë ka një pikë më pak.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img