Tuesday, December 9, 2025

Thomas Brdariç, firmos në Superligën e Kosovës. Ish trajneri i Vllaznisë, kontratë afatgjatë me FC Drenica

Lexo

- Reklamë -spot_img

NJOFTIM ZYRTAR-FC DRENICA

Të nderuar qytetarë të Drenicës, tifozë të zjarrtë kuqezinj, miq të futbollit dhe i gjithë opinioni kombëtar,

Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian. Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit.

Ky ndryshim historik bëhet nën udhëheqjen e:

Dr. Thomas Ëüstefeld – President i FC Drenica

Faton Seferi – Nënkryetar i FC Drenica

Dy vizionarë që, së bashku me trajnerin Brdarić, po ndërtojnë një identitet të ri:

Drenica Blut – Drenica Geist.

Një bashkim i shpirtit drenicas me profesionalizmin gjerman.

Drenica ka dhënë shumë për Kosovën, për Shqipërinë dhe për gjithë kombin.

Drenica ka qenë gjithmonë zemra e qëndresës, e krenarisë dhe e sakrificës.

Drenica ka kontribuar, ka dhënë, ka mbrojtur e ka qëndruar gjithmonë për vendin, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarinë.

Prandaj, Drenica e meriton kujdesin, përkrahjen dhe përkushtimin maksimal – nga investitorët e rinj, nga institucionet shtetërore dhe nga të gjithë ne si komb.

FC Drenica nuk është vetëm një klub futbolli.

Ne nuk duam thjesht një ekip që fiton ndeshje.

Ne duam të ndërtojmë një Akademi moderne, të bëhemi qendër zhvillimi sportiv për gjeneratat, të krijojmë një model shembullor për gjithë rajonin.

Synimet tona janë të mëdha – për sot dhe për të ardhmen

Po, ne duam rezultate që sot.

Por mbi të gjitha, duam që këto rezultate të ndihen në:

  • brezat e rinj,
  • shkollën tonë të futbollit,
  • akademinë e klubit,
  • zhvillimin sportiv dhe kulturor të të gjithë rajonit.

Ne duam që të rinjtë e Drenicës të rriten me kushte, me standarde, me trajnerë profesionistë dhe të kenë një derë të hapur drejt suksesit në futboll dhe në jetë.

FC Drenica synon të bëhet motor i zhvillimit të rajonit, qendër modernizimi dhe shembull për gjithë Kosovën.

Të dashur tifozë dhe miq të klubit

Ne kemi nevojë për ju.

Kemi nevojë për mbështetjen tuaj, zërin tuaj, praninë tuaj, energjinë tuaj.

Kemi nevojë për përkrahjen e institucioneve, të komunitetit biznesor dhe të çdo shqiptari që e ndien këtë klub në zemër.

Bashkë mund ta ngremë Drenicën aty ku e meriton – në majat e futbollit kosovar dhe rajonal.

Me zemër, me pasion dhe me besim të plotë në këtë rrugë të re, i urojmë trajnerit Thomas Brdarić, stafit dhe lojtarëve tanë suksese të mëdha.

Epoka e re ka filluar.

Forca Drenica!

Drenica Blut – Drenica Geist.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img