Saturday, May 18, 2024

Tirana e dyta në grupin kualifikues të Futsal Champions League

Lexo

Janë luajtur fundjavën e kaluar ndeshjet e fundit të UEFA Futsal Champions League të vlefshme për raundin para-eliminator të Grupit G, që u zhvilluan në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës në kryeqytetin shqiptar.

Në ora 17:00 është zhvilluar ndeshja Belfast United – Apoel FC, që përfundoi me rezultatin 4-7 në favor të ekipit qipriot. Apoel merr kështu tre pikët e para në grup pasi ishte mundur në dy sfidat e tjera.

Në sfidën e fundit që nisi në 20:45, Tirana u përball me Differdange në atë që ishte praktikisht edhe finalja e grupit. Bardheblutë e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh me Selmanj e më ps Alaj shënoi dy herë duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë 3-0. Në pjesën e dytë skuadra nga Luksemburgu arrin të rikuperojë duke shënuar dy herë me Rejala dhe më pas Martinez barazon rezultatin në 3-3. Në sekondat e fundit Differdange shënon edhe golin e katër me anë të Garridos, duke triumfuar me rezultatin 4-3. Pavarësisht kësaj humbjeje duhet theksuar se KF Tirana bëri një paraqitje të mirë, duke iu afruar shumë kualifikimit për në turin tjetër e duke u mundur nga favoritja e grupit. Bardheblutë e mbyllën grupin në vendin e dytë me 6 pikë të marra në tre ndeshje.

Të gjashta ndeshjet e vlefshme për Grupin G të raundit para-eliminator të UEFA Futsal Champions League u luajtën në Tiranë në datat 24-27 gusht dhe u organizuan nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, duhet theksuar se gjithçka ka shkuar në mënyrën më pozitive të mundshme dhe FSHF ka organizuar sërish me sukses ndeshjet e vlefshme për turneun më të rëndësishëm të turneut kontinental për futbollin e sallës.

UEFA Futsal Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit G

24 gusht 2022

Belfast United (NIR) – FC Differdange 03 (LUX)    0-13

Apoel FC (CYP)– Tirana Futsal (ALB)                        2-5

25 gusht 2022

Apoel FC (CYP)– FC Differdange 03 (LUX)              1-7

Tirana Futsal (ALB) – Belfast United (NIR)             15-0

27 gusht 2022

Belfast United (NIR)– Apoel FC (CYP)                      4-7

Tirana Futsal (ALB) – FC Differdange 03 (LUX )     3-4

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img