Tuesday, November 26, 2024

Tirana, gati për Beshiktashin, sonte ora 20:00 në stadiumin “Vodafone Arena”

Lexo

Pas kualifikimit me nje super performance ndaj Dinamo Batumit ne fazën e pare Tirana eshte gati per ndeshjen me te veshtire te sezonit.

Bardheblute do te luajn ndeshjen e pare te fazes se dyte te Conference League. Nje ndeshje e veshtire perballe Besiktas. Nje emer i madh i futbollit turk por dhe atij europian. Sigurisht te besuarit e Orges Shehit do te shkojne ne Stamboll si inferior por gjithçka mund te ndodh ne futboll pasi optimizmi ne ekipin e Tiranes nuk mungon.

Ndeshja do te startoj ne oren 20:00 ne stadiumin “Vodafone Arena” që pritet te jete ‘ferr’ per Tiranen pasi do te jete i tejmbushur. Trajneri i Tiranes Orges Shehi dhe Kristal Abazaj, kane dhene prononcimin e tyre ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes ndaj Besiktas.

Orges Shehi

Sa e pergatitur eshte Tirana per kete ndeshje historike?

Vijme pas nje raundi te pare te kaluar dhe mendoj qe me ate qe shoh atmosfera eshte e mire ka pozitivitet. Kemi nje kundershtar te forte sot por jemi te pergatitur per ta perballuar si nga ana tekniko-taktite edhe ajo psikologjike.

Tirana jo favorite a ka shanse?

Ne nje ndeshje futbolli ka favorit dhe jo favorit. Jemi te vetedijshem qe nuk jemi favorit jemi sfidues por mendoj qe ne nje ndeshje cdo skuader ka shanset e veta dhe me kete koncept do te futemi ne fushe per te shfrytezuar shanset tona.

Duam te jemi nje skuader qe do te beje gjithmon veteveten duke u pershtatur me kundershtarin ne varesi te situatave dhe shpresojme qe keto situata ti vlereosjme si duhet per te mar me te miren pasi futbolli vendoset nga momentet. Nje gje eshte ajo qe kerkojme te bejme pa ndryshuar fytyren dhe personalitet pavaresisht situatave.

Formacioni?

Kemi edhe nje stervitje dhe shpresoj qe gjendja te jete optimale siç eshte aktualisht. Keto dite e kemi ndare se kush mund te filloje nga fillimi. Duke patur shume lojtare ne kontigjent ska rendesi kush e nis nga fillimi por do te jete i ngjashem me ate ndaj Batumit.

Jeni perballur si lojtare me Besiktas,sa ndryshon qasja tani si trajner?A ka me shume pergjegjesi?

Kemi patur nje perballje kur luaja futboll por eshte e vertet qe qasja eshte tjeter pasi pozita dhe pergjegjesia ndryshon menyra sesi e sheh futbollin pasi e sheh ne nje kendveshtrim tjeter nje bote tjeter. Pergjegjesia eshte me e madhe por une mendoj qe perballja me kundershtar te ketij niveli te ndihmon. Jam i kenaqur qe lojtaret e mi tani i kan prekur keto nivele dhe do te jete me e lehte per ta.

Tirana vjen per rezultat apo per te shpresuar ne ndonje shans?

Vijme per te luajtur futboll jemi ne raundin e dyte te Conference League. Asnje skuader nuk hyn ne beteje i dorzuar pra hyn per te kerkuar maksimumin dhe te dalesh nga ndeshja me kete ide pastaj ajo qe prodhon fusha eshte tjeter gje. Ndaj nje kundershtari te tille shpresoj te jemi ne ritem qe ne pjesen e pare te mos ndikoje te doza emocionale dhe veprimet e nxituara. Nese i kemi keto komponent me vete do te jete me e lehte -deklaroj trajneri Orges Shehi.

Kristal Abazaj

Ndersa perpara mediave ne krahun e trajnerit eshte shfaqur edhe Kristal Abazaj nje lojtare qe e njeh mire kampionatin turk. Me poshte eshte dhe deklarata e sulmuesit te Tiranes.

Jeni nje lojtar me eksperienc dhe keni luajtur ndaj nje kundershtari te ketij niveli,ju motivon apo ju tremb kundershtari?

Ne futboll nuk ka trembje eshte futboll dhe eshte treguar me pare qe ekipet e vogla mund te bejne shume mire ndaj atyre te medha. Kemi shanset tona dhe do te luajme shanset tona te bejme ate qe thote trajneri te jemi te gjithe bashke dhe e rendesishme eshte qe te mos bejme veprime te nxitueshme pasi eshte nje atmosfere qe te ben te gabosh. Ne kemi pergatitur gjithçka.

Keni provuar futbollin turk,ku duhet te ruhet Tirana ndaj Besiktasit?

Atmosfera pasi jo te githe kan provuar nje atmosfere te tille. Por duke pare nje atmosfere te tille lojtaret nuk shprehin ate qe dijne te bejne me mire. Ne nuk vijme te dorezuar e dime kundershtarin dhe do te mundohemi te bejme sa me mire.

Tirana ka ne ADN cilesine qetesine besimin deri ne sekonden e fundit,mendoni se ne kete ndeshje duhen keto?

Te jem i sinqerte kjo ndeshje nuk eshte se ka ndonje ndryshim. Tirana nuk eshte se ka ndonje strategji te veçante per Besiktasin jemi pergatitur gjithe javes i dime cilesite tona. Por nuk eshte diçka qe nuk do te na lejoj te bejme ate qe dime te bejme me mire.

Sa besim keni te fitorja?

Futemi te bejme me te miren tone te bejme ate qe na thote trajneri. Nje vleresim te cdo lloj situate dhe besoj qe do te nxjerrim veten ton sa me mire.

Ndersa nga çfare la te kuptohej trajneri Shehi formacjoni i Tiranes do te jete ky:

Tirana(4-3-3):Gentian Selmani,Albi Doka,Filip Najdovski,Erjon Hoxhallari,Florjan Pergjoni,Fjoart Jonuzi,Ardit Hila,Regi Lushkja,Liridon Latifi,Florent Hasani,Kristal Abazaj Tranjer:Orges Shehi

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img