Tirana e ka mbyllur barazim ndeshjen e saj të parë ndaj Dinamo Batumi në “Air Albania”, në turin e parë të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka zhvilluar një ndeshje të kujdesshme, pa lënë shumë hapësira për miqtë, por edhe pa krijuar shumë para portës kundërshtare.
Skuadra e Tiranës u ndëshkua nga braziliani Flamario pas një përgjumje të vijës së mbrojtjes. Shehi iu kthye emrave të sezonit të kaluar, duke aktivizuar futbollistë si Përgjoni, Lushkja, Lulaj e Haxhiu.
Në fund Tirana ia doli të barazonte pasi Përgjoni gjeti Lushkjen për devijimin vendimtar i cili vulosi në shtesë barazimin 1-1 që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.