Saturday, July 27, 2024

Tirana lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit, i merr barazimin Dinamo Batumit në minutat shtesë

Lexo

Tirana e ka mbyllur barazim ndeshjen e saj të parë ndaj Dinamo Batumi në “Air Albania”, në turin e parë të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka zhvilluar një ndeshje të kujdesshme, pa lënë shumë hapësira për miqtë, por edhe pa krijuar shumë para portës kundërshtare.

Skuadra e Tiranës u ndëshkua nga braziliani Flamario pas një përgjumje të vijës së mbrojtjes. Shehi iu kthye emrave të sezonit të kaluar, duke aktivizuar futbollistë si Përgjoni, Lushkja, Lulaj e Haxhiu.

Në fund Tirana ia doli të barazonte pasi Përgjoni gjeti Lushkjen për devijimin vendimtar i cili vulosi në shtesë barazimin 1-1 që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img