Kryeqyteti shqiptar së shpejti do të bëhet me një pallat sporti dhe stadium të ri. Nuk bëhet fjalë për ndërtime të objekteve të reja, por për rikonstruksionin e atyre ekzistuese. Lajmin në fjalë e jep kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili bën të ditur se në fokus janë pallati i sportit “Asllan Rusit” dhe stadiumi “Selman Stërmasit”, të cilët do t’i inënshtrohen rikonstruksionit të plotë.
Përpos kësaj, kreu i Bashkisë ka informuar se Tiranës do t’i shtohet edhe një pistë e re atletike me tartan. Ajo do të ndërtohet në Kodrat e Liqenit dhe do të ketë gjashtë korsi.
Kjo pranë këndit të kërcimeve, ndërsa
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga rekordmeni i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, si dhe drejtori i Sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka, Veliaj ka bërë inspektimin e punimeve duke parë nga afër se çfarë është bërë.
Shembulli i Tiranës duhet përshëndetur, por nga ana tjetër, edhe në Shkodër presin prej vitesh ndërtimi i një pallati sporti të ri, sepse ky aktuali, nuk i përmbush kërkesat e ekipeve të lojrave me dorë.
Këtu bëhet fjalë, jo vetem për pamundësinë e të stërviturit në normalitet të ekipeve kuqeblu, por edhe për kushtet e tjera, përfshirë edhe kapacitetin e pakët për tifozërinë shkodrane që të ndjekë ekipet e zemrës në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, vazhdimisht ka pasur premtime nga pushteti lokal dhe ai qëndror, por deri më tadh, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.