TIRANA – LAÇI 4-1
Shënues: Xhixha 5′, 42′; Najdovski 19′; Seferi 28’/ Shehu 51′ (p)
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva Trajner: Orges Shehi
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Ziko, Velkoski, Veliaj, Malota, Shehu, Turkaj, Ujka, Mazrekaj, Akinyemi Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
Ndeshja: Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 kundër Laçit, një sfidë që foli krejtësisht për bardheblutë. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi e nisi mirë takimin duke shënuar menjëherë me Redon Xhixhën. Në minutën e pestë, sulmuesi bardheblu shfrytëzon mirë gafën e Roganoviç. Tirana dukej e uritur dhe në minutën e 19-të, Najdovski dyfishon rezultatin. Në të 28-tën është Taulant Seferi që shënon golin e tretë, ndërsa në të 43-tën Xhixha realizon të katërtin. Pjesa e dytë nis me gol për Laçin, teksa Julian Shehu nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo javë e vlefshme për javën e 22-të flet për Tiranën që tashmë marshon në vendin e parë me 49 pikë, kurse Laçi në të dytin me 6 pikë më pak.