Ashtu siç pritej, sfida e javës së 12-të, Tirana-Vllaznia, e cila po luhet që prej orës 13:00 në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës. Të dyja skuadrat kanë objektiv vetëm fitoren, ndaj edhe skemat e tyre janë në shërbim të veprimeve sulmuese.
Dhe, në fakt, rastet për gol nuk kanë munguar të dyja rastet respektive, por herë për meritë të portjerëve Bekaj dhe Zogoviç, por edhe për pasaktësinë e futbollistëve të të dyja skuadrave, rrjetat nuk janë prekur.
Një 45 minutësh që, për volumin e lojës të dyja skuadrave duhet konsideruar i barabartë. Megjithatë, për hirë të së vertetës, duhet thënë se Vllaznia, pati mundësinë e artë që në dy-tre momente me Ante Aralicën të kalonte në avantazh, por edhe pse brenda zonës së 5 metërshit të portës bardheblu gjuajtjet e tij u devijuan jashtë katërkëndorit bardheblu.
Sidoqoftë, në dispozicion janë edhe 45 minuta, dhe pjesa e dytë mund të sjellë të tjera momente interesante, ku nga çasti në çast pritet ndryshimi i rezultatit.