“Tirona Fanatics” feston 16 vjetorin, të shtunën e ardhshme përballet me tifozërinë kuqeblu në “Air Albania”

Tifogrupi më i madh i Tiranës, “Tirona Fanatics” festojnë ditën e lindjes me një postim te veçantë të publikuar ne rrjetet sociale. Nëpërmjet nje videoje ku tregohet përgatitja e banderoles që u shfaq në derbin e fundit sezonal, mbështetësit më të zjarrtë të klubit bardheblu që festojnë 16 vjetorin e tifogrupit, theksojnë se fjalët janë shumë pak për të përshkruar këtë rrugëtim unikal.

“Duke ecur të sigurtë drejt të ardhmes me brezat e ri, e duke kthyer kokën gjithmonë pas me krenari për brezat e tjerë, duke kujtuar gjithmonë ata që nuk jetojnë më, TF zotohet se do te vazhdojë të prijë e të pasurojë tifoskenën ultras mbarë Shqiptare me leksione e spektakël ashtu siç dimë të bëjmë vetëm ne. TF zotohet se do të vazhdojë të jetë UNIVERSITETI I VETËM ULTRAS në Shqipëri. Duke falenderuar Zotin që na krijoi bardheblu dhe Fanatics, urojmë të gjithë antarët, gëzuar 16 vjetorin”, theksohet në postim.

16 vjetori i krijimit të tifogrupit bardheblu koinçidon në një moment shumë të vrëndësishëm të Kategorisë Superiore. Ballafaqimi i parë i skuadrës bardheblu për vitin 2022 do të jetë me datë 15 janar në “Air Albania” përballë Vllaznisë në kuadrin e javës së 16-të të Superiores.

Përpos duelit në fushën e lojës mes dy skuadrave më me histori në futbollin shqiptar, pritet të jetë një duel tjetër po aq i fortë edhe në shkallët stadiumit “Air Albania”. Kjo, pasi Vllaznia pritet të shoqërohet në këtë transfetë me një numër rekord tifozësh kuqeblu, çka do ta bëjë sfidën edhe më interesante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu