Tuesday, April 23, 2024

Kupa e Shqipërisë-Volejboll Femra. Vllaznia fiton në shtëpi me Teutën 3-1

Lexo

Vllaznia-Teuta 3:1 (25-22, 24-26, 25-20, 25-14)

E shtunë, 8 janar 2022, ora 16.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Klodeta Zhivani, Stela Kiri, Esmeralda Tuci, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Danjela Kodra, Laura Ballçiti.Trajner: Dorian Tafa

Volejboll shqiptar i femrave këtë fundjavë luajti javën e pestë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia e Shkodrës priti mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Teuten e Durrësit. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa kishte në dispozicion volejbollistet titullare, kapitenen Klodeta Zhivani, për të vijuar me Kirin, Tucin, Kuçin, Becin, Bardelin, Picakun, dy motrat Kodra, Erkoçin dhe Ballçitin. Ndërkohë që kanë munguar katër volejbolliste të tjera të moshës 20 vjeçare, pasi janë të grumbulluara në kombëtaren e kësaj grupmoshe.

Skuadra kuqeblu e nisi nirë ndeshjen, ku edhe pse pati jo pak rivalitet gjatë setit të parë, ky set fitohet nga Vllaznia me shifrat 25 me 22.  Ndërkohë, seti i dyti duhet thënë se ishte më i bukuri i krejt ndeshjes. Dhe kjo, për meritë të volejbollisteve durrsake, të cilat duke i bërë një përmirësim të dukshëm lojës së tyre rivalizojnë deri në pikën e fundit, madje befasojnë kur në pikët shtesë arrijnë të fitojnë me shifrat 24-26.

Humbja e këtij seti shkund volejbollistet shkodrane. Në kohën e shkurtër që ka në dispozicion gjatë ndërrimit të fushave, trajneri Tafa jep udhëzimet e duhura duke kërkuar patjetër fitimin e dy seteve të tjera. Dhe, kjo u pasqyrua mjaft mirë në fushën e lojës duke bërë që seti i tretë të ishte i Vllaznisë, teksa e fiton me shifrat 25 me 20.

Pas këtij seti, volejbollistet shkodrane duket qartazi që janë komanduese të fushës së lojë, ndësa e kundërta ndodhë me mikeshat nga Durrësi, të cilat nuk arrijnë të përballojnë focën e skuadrës kuqeblu, që këtë set të katërt e fiton thellësisht 25 me 14 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.

Në pesë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia ka fituar dy ndeshje, ato kundër Mirditës dhe Tutës dhe ka humbur dy me Skënderbeun dhe Partizanin, ndërkohë që ndeshja e transfertës, Flamurtari-Vllaznia nuk është zhvilluar. Për javën e gjashtë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të udhëtojë në kryeqytet për t’u ndeshur me ekipin Club Albania.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img