Tjetër fitore në miqësore e Vllaznisë. Kuqeblutë mundin 1-2 Al Ahli SC (Doha), e treta radhazi në përgatitoret austriake

Al Ahli SC (Doha)-Vllaznia   1-2(Shënues: Jonuzi 11’, Kaina 13’)

Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Juriç Smajli, Heriç Hakaj, Hoxhaj, Jonuzi, Kaina, Kruja, Shehi, Alivoda. (U aktivizuan në pjesën e dytë: Bulatoviç, Paloka, Spahija, Gurishta, Marku, Boshnjaku, Vulaj, Aralica, Çoba, Latifi). Trajner: Mirel Josa

Vllaznia, e cila gjendet që prej pasdites së 30 qershorit në Austri duke zhvilluar fazën përgatitore për ndeshjet europiane që e presin me 21 dhe 28 korrik ndaj rumunëve vtë Universitatesë së Kraiovës, ka zhvilluar sot miqësoren e tretë në tokën austriake.

Ashtu si edhe dy të parat, edhe kjo e sotmja është fituar nga skuadra kuqeblu duke konfirmuar kështu formën e mirë sportive që po kalon grupi kuqeblu në këtë periudhë përgatitore.

Nisur edhe nga pesha e kundërshtarit, për të cilën u komentua së disponion një nivel të lartë, tekniku Mirel Josa duket se ka surprizuar pak me emrat që ka hedhur në fushë nga minuta e parë.

Qarri, Juriç Smajli, Heriç Hakaj, Hoxhaj, Jonuzi, Kaina, Kruja, Shehi, Alivoda, kanë qënë emrat me të cilët Vllaznia e ka nisur ndeshjen. Dhe në fakt skuadra e ka bërë mjaft mirë detyrën e saj teksa e ka fituar pjesën e parë me rezultatin 1 me 2.

Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Jonuzi dhe Kaina, përkatësisht në minutat 11-të dhe 13-të, gola këto që e kanë kaluar Vllazninë në avantazhin 0-2. Ndërkohë, pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1 me 2, pas një goli të shënuar nga futbollistët e Katarit përmes pikës së bardhë të penalltisë në minutën e 33-të. Bulatoviç, Paloka, Spahija, Gurishta, Marku, Boshnjaku, Vulaj, Aralica, Çoba, Latifi, do të ishin futbollistët e aktivizuar në pjesën e dytë nga tekniku Josa, të cilët megjithë përpjekjet e tyre nuk arritën të shënojnë më gola të tjerë, por nga ana tjetër mbajtën të paprekur portën e tyre në këtë pjesë, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rezultatin 1 me 2 në favor të Vllaznisë.

Kjo ishte miqësorja e fundit që Vllaznia kishte planifikuar të luante në ditët përgatitore të Austrisë, ku në pamje të parë, tre ndeshje, tre fitore, të japin përshtypjen që skuadra e ka bërë mirë detyrën e saj. Gjithësesi, më saktësisht forma sportive e skuadrës do të shikohet pas kthimit në Shkodër që ndodhë në mesjavë.

Ditët deri me datë 21 korrik kur luhet edhe sfida e parë do t’i shërbejnë teknikut Josa për ta kolauduar akoma më shumë skuadrën duke riparuar edhe ndonjë defect të konstatuar në Austri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu