Sunday, July 20, 2025

Tjetër goditje e Vllaznisë. Kuqeblutë, afrojnë sulmuesin Çarls Bismark nga Skënderbeu për sfidat europiane

Lexo

Kuqeblutë po shtojnë forcat në repartin ofensiv, në prag të përballjeve të raundit të dytë ndaj Vikingur. Klubi shkodran ka siguruar huazimin e sulmuesit ganez Çarls Bismark nga Skënderbeu,si një alternativë e menjëhershme për repartin e avancuar.

Burime pran klubit bëjnë të ditur se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe zyrtarizimi pritet brenda pak orësh. 24-vjeçari pritet të jetë pjesë e ekipit vetëm për dy sfidat e Kupave të Europës,duke zëvendësuar sulmuesin Kevin Dodaj,i cili u transferua kohët e fundit te CSKA Sofia.

Bismark,që ka zhvilluar 32 ndeshje me fanellën e Skënderbeut,vjen te Vllaznia si një element që sjell ritëm,eksperiencë dhe cilësi në sulm. Stafi teknik e ka vlerësuar për aftësitë e tij në zonë dhe shprehet optimist për impaktin që ai mund të ketë në përballjet e rëndësishme ndaj islandezëve të Vikingur.

Sulmuesi do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit për përgatitjet e ndeshjeve europiane,me objektivin për të dhënë ndihmën e tij që në debutim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img