Thursday, December 25, 2025

Topi i Artë 2025/ Bekim Balaj fiton trofeun “Këpuca e Artë 2025” falë 19 golave të shënuar me Vllazninë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024–2025 është Bekim Balaj.

Ceremonia  në fjalë, Mbrëmja Gala Topi i Artë 2025 e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillohet që prej orës 20:00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit nën moderimin e Ardit Xhebrea dhe Jonida Shehu.

Siç dihet, ky trofe nuk kërkon proces votimi, pasi përcaktohet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit. Bekim Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.

Trofeu iu dorëzua sulmuesit shkodran nga legjenda e futbollit argjentinas, ish-mesfushori Esteban Cambiasso.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img