Thursday, September 19, 2024

“Torneo delle Nazioni”, Kombëtarja U-17 mundet nga Maqedonia e Veriut, humbja e tretë për kuqezinjtë

Lexo

Maqedonia e Veriut– Shqipëri 1-0

Shqipëria: Pojana, Muça (Kurti 25’), Ramaj, Nuredini, Haxhari (Pire 50’), Syla (Ageja 57’), Kasa (Guci 60’), Dama (Shtraza 60’), Zaganjori (Dobruna 35’), Xhixho, Sulejmani. Trajner: Ervin Bulku

Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar të dielën ndeshjen përmbyllëse të “Torneo delle Nazioni 2021” ndaj Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e trajnerit Ervin Bulku u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 në sfidën me fqinjët, e vlefshme për turneun ndërkombëtar që zhvillohet në Venecia të Italisë.

Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë, por ashtu si edhe në dy ndeshjet e tjera të turneut nuk ka pasur fat, duke u ndëshkuar për shkak të gabimeve individuale. Në sfidën e parë ekipi shqiptar u mund 2-0 nga Sllovenia, ndërsa në duelin e dytë pësoi sërish humbje përballë Rusisë (4-0).

Kujtojmë se gjatë këtij grumbullimi në Itali, departamenti i ekipeve kombëtare në FSHF ka zhvilluar edhe një seleksionim me lojtarë të vitlindjes 2004, 2005, 2006 që jetojnë dhe luajnë në Itali, Austri dhe Angli. Të pranishëm në këtë seleksionim ishin trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, zv.trajneri i Kombëtares, Sergio Porrini, drejtori teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, specialisti i futbollit në sektorin e ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema, skauti i FSHF-së në Itali, Evis Jaho, etj. Rreth 54 futbollistë të rinj janë testuar në këtë seancë seleksionimi, pasi ishin përzgjedhur më parë dhe njoftuar nga stafi i FSHF-së.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img