Trafikoi 1370 kg kokainë, Promes do të ekstradohet nga Dubai në Holandë

Kuinci Promes është ndaluar nga autoritet e Dubait për llogari të shtetit holandez. Mësohet se lojtari i Spartakut të Moskës, mbi të cilin rëndon akuza e trafikut të drogave të rënda, shumë shpejt do të ekstradohet në vendlindje, Holandë.

Sipas “NL Times” Promes udhëtonte i qetë drejt Dubait pasi konsiderohej si një person “i paprekshëm” pasi ishte nën tutelën e shtetit rus. 32-vjeçari është dënuar me gjashtë vite heqje lirie në Holandë pasi ka transportuar plot 1370 kilogramë kokainë nga Amerika Latine drejt portit të Amberes nëpërmjet një ngarkese, e cila duhet të ishte me kripë deti.

Për të evituar probleme të mëtejshme me procedurat e ekstradimit, policia e Dubait ka bërë me dije vetëm se ka ndaluar futbollistin në një hotel luksoz pa dhënë detaje se ku qëndron momentalisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu