Thursday, November 28, 2024

Trajneri Hetlem Çapja largohet nga drejtimi i Shkumbinit. Drejtimin e skuadrës e merr zëvendës trajnerja turke, Ilknur Aktash

Lexo

Shkumbini surprizoi nje jave me pare me emerimin e nje femre si zevendes trajnere te skuadres, hera e pare ne historine e futbollit shqiptar që haset një rast i tille. Ilknur Aktash iu bashkua peqinasve si ndihmese e kryetrajnerit Hetlem Çapja.

Mirepo, klubi njofton diten e sotme se kan nderprere kontraten me Çapjan. Ky vendim vjen pas rezultateve negative ne 3 ndeshjet e para ku kan mar vetem 1 pike. Skuadra tani mbetet ne doren e turkes derisa klubi te gjej trajnerin e ri.

Njoftimi i klubit:

“Drejtuesit e KF Shkumbini njoftojne se kane nderprere me mirekuptim te paleve mardhenien me trajnerin Hetlem Capja.

Klubi deshiron te falenderoje trajneri Çapja per perkushtimin e larte te treguar pergjate gjithe vitit te kaluar si dhe punen e tij me ekipin per kete vit.

Klubi i uron suksese te metejshme trajnerit Hetlem Capja si dhe  shpreson qe me punen ne vazhdim ekipi i Shkumbinit te arrije objektivat e vena per kete sezon.”

Nderkohe i pyetur nga “Veriu Sport” ne nje interviste ekskluzive trajneri Hetlem Çapja konfirmon se ka dhene doreheqjen nga drejtimi i skuadres. “-Po eshte e vertet qe kam dhene doreheqjen dhe nuk jam me trajner i Shkumbinit”-u shpreh shkurtimisht Çapja.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img