Sunday, May 19, 2024

BOKS- Shqipëria nuk e nis mirë Turneun Europian të Budvës. Kajoshi dhe Zeneli i humbin ndeshjet e para përballë boksiereve nga Ukraina dhe Rusia

Lexo

Turneu Europian i boksit EUBC Cup që po zhvillohet në Budva me pjesëmarrjen e 31shteteve, nuk ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare. Në formacionin e kuqezinjëve tanë që drejtohen nga trajnerët nga Zef Gjoni dhe kolegu i tij Lazarin Vila, konkurojnë katër boksierë, 3 të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Senad Drini, dhe Arjol Zeneli i Flamurtarit.

Shorti i turneut ka fiksuar që dy ndeshjet e para nga boksierët tanë ti zhvillojnë shkodrani Arjon Kajoshi dhe vlonjati Zeneli.

Arjon Kajoshi, një boksier ky që gjatë përiudhës së fundit po bën një paraqitje shumë të mirë edhe në boksin profesionist është ndeshur me boksierin e përfaqesueses së Ukraines Ilia Lischu, ndeshje kjo e vlefshme për katëgorinë e peshës deri në 75 kilogram.

Dueli në ring ka qënë shumë i fortë, ku që dy boksierët kërkonin me insistim fitoren dhe ecurinë në rrugën e europianit drejt zonës së medaljeve. Në përfundim, vendimi i gjyqtarisë ka qënë në favor të boksierit nga Ukraina, Ilia Lischu, i cili fiton të drejtën të vijojë konkurimin në turet e tjera në vazhdim, ndërkohë që për shkodranin Arjon Kajoshi, mbyllet këtu konkurimi në konkurimin europian të Budvës.

I dyti për nga radha e konkurimit në turneun e Budvës ka qënë boksieri vlonjat, Ariol Zeneli, pjesë e kategorisë 54 kg, i cili kishte përballë boksierin e përfaqësueses Ruse, Maksim Kuneznetsov. Megjithë përpjekjet e Zenelit, forca dhe sidomos përvoja e boksierit kundërshtar ndikuan në fitoren e të gjithë ndeshjes me rezultatin e pastër 5-0

Ashtu si edhe Kajoshi, edhe Zeneli eleminohet nga finalet e Turneut Europian, duke ia lënë radhën dy kolegëve të tjerë të formacionit kuqezi, Senad Drini, konkurues në kategorinë e peshës 80 kg dhe Gelian Rajku i peshës së rëndë 92 kg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img