Prononcimi i trajnerit të Anglisë, Tomas Tuchel, pas ndeshjes Shqipëri-Angli 0-2
“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.
Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuchel.



