Thursday, November 20, 2025

Trajneri i Kosovës Franco Foda komenton shortin e ‘play-off’-it: Ekipi ynë tani ka vetëbesim

Lexo

- Reklamë -spot_img

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e fazës së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, ku Dardanët më 26 mars do të përballen me Sllovakinë në Bratisllavë.

Foda ka vlerësuar lart kundërshtarin, por thekson se Kosova tashmë ka fituar vetëbesim dhe është gati për sfidën.

“Ndeshja e parë është si mysafirë i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan kundër Gjermanisë (2-0), por bazuar në rezultatet tona, kemi fituar si mysafirë në Suedi, Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë”, u shpreh Foda.

Ai shtoi se fokusimi maksimal duhet të jetë në sfidën e parë.

“Nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka, por siç e thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki, dhe pastaj të shohim më tej”, shtoi Foda.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të luajë finalen e “play-off”-it në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kundërshtari do të jetë fituesi i takimit Turqi –Rumani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img