Kombëtarja kroate e futbollit do të luajë në Grupin B të Euro 2024 në Gjermani me kombëtaret e Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë, kështu vendosi shorti në Hamburg. Kroacia ka një grup të vështirë dhe trajneri Zlatko Dalić pajtohet me këtë.
‘‘Grupi më i vështirë mendoj, luajmë kundër kampionit aktual të Europës, fituesit aktual të Ligës së Kombeve. Shqipëria ishte e para në grupin kualifikues. Grup i vështirë, kundërshtarë të vështirë“ – tha trajneri Daliç për HRT.
‘‘Italianët janë kampionë të Europës dhe kanë cilësinë e tyre. Më duhet t’i studioj edhe më mirë shqiptarët, luajmë ndeshjen e dytë me ta, kështu që ndoshta do të jetë vendimtare. Shpresoj që në gjashtë muaj të jemi të gjithë të shëndetshëm. Synimi ynë është të kalojmë fazën e grupeve“, ka përfunduar trajneri i Kroacisë.