Wednesday, May 8, 2024

Kategoria e Parë-Bylisi i papërmbajtshëm, likujdon edhe Tomorrin dhe vazhdon kryesimim. Flamurtari rikthehet tek fitorja, 3 barazime, në Peshkopi, Kavajë dhe Burrel

Lexo

Janë luajtur këtë të shtunë pesë sfida të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, ku në tri prej tyre nuk ka patur gola. Bie në sy rikthimi I Flamurtarit tek fitorja, aq më tepër nën drejtimin e trajnerit të ri, Dritan Resuli. Vlonjatët kanë mposhtur Kastriotin me rezultatin 1-0, me golin e Di Estefano në minutën e 25-të.

Bylisi vazhdon të mbajë ritmin e kryesuesit duke mos kursyer asnjë kundërshtarë. Në këtë javë ballshiotët kanë arritur të marrin një fitore 2-0 në transfertë përballë Tomorit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Kasaj 53’ dhe Emini 71’.

Ndërkohë, sfida mes Besës dhe Apolonisë ka përfunduar në shifrat 0-0, rezultat i cili është regjistruar dhe në dy sfidat e tjera, Korabi-Luzi dhe Burreli-Vora.

Rezultatet: e javës së 14-të të kategorisë së parë

Tomori-Bylis 0-2

Flamurtari-Kastrioti 1-0

Korabi-Luzi 0-0

Besa-Apolonia 0-0

Burreli-Vora 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img