Një ditë para sfidës, Serbi-Shqipëri, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojković, së bashku me kapitenin e skuadrës, Aleksandar Mitrovic kanë dhënë një konferencë shtypi në sallën “Dubocica Stadium”.
Konferencë, në të cilën janë prezantuar takimet e radhës të kombëtares në fjalë në Eliminatoret Botërori 2026, ku më së shmtmi është komentuar përballja me Shqipërinë, takim që luhet nesër mbrëma në Leskovac duke filluar nga ora 20:45.
“Takimi i radhës përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e fortë, përballë një rivali që ka një ekip shumë të mirë. Për ne kjo është ndeshja më e rëndësishme që ndodhet në rrugëtimin tonë drejt objektivit që kemi. Lojtarët janë të qetë dhe të fokusuar, i shikoj të karikuar dhe motivuar për të bërë të lumtur një komb të tërë. Jam i lumtur që luajmë në Leskovac ku kushtet janë shumë të mira dhe ku pres që të kemi një spektakël futbolli”, tha ndër të tjera, tekniku serb, Dragan Stojković.



