Friday, December 26, 2025

Tre javë pushim për Abissnet Superioren. Java e 19-të luhet të mërkurën e 14 janarit me ballafaqime interesante, ku spikat dueli Vllaznia-Egnatia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre javë pushim për Abissnet Superioren. Ky është vendimi që është në marrë nga sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Rikthimi për javën e 19-të është planifikuar për të mërkurën e 14 janarit, ku kalendari afron ballafaqime interesante.

Natyrisht, që mes tyre, spikat dueli Vllaznia-Egnatia, dy skuadrat finalist të “Final 4” të sezonit të kaluar, që në këtë fund viti e kanë mbyllur me rrogozhinasit në vend të parë dhe kuqeblutë në vendin e katërt.

Po aq interesante paraqitet edhe përballja Teuta-Dinamo, me dinamovitët e vendit të tretë me 32 pikë ndaj durrsakavë të vendit të pestë me 25 pikë, skuadër e cila, inston ngjitjen në  katërshen e parë që konkuron në fund për “Final 4”.

Tre çiftet e tjera, kanë këtë kalendar: Elbasani – Flamurtari, Partizani – Vora dhe Bylis – Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img